LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK

Vdes një i burgosur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK
Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, i burgosuri ishte pranuar në burg me disa komplikime shëndetësore, transmeton Telegrafi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976. N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.


Më tej, në njoftim thuhet se, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verifikim të shkakut të vdekjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori