LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 36-vjeçar në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Vdes një 36-vjeçar në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një person, 36 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka marr lëndime trupore të shtunën rreth orës 03:00 në një vetë-aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.


“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari  i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë-aksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafiku”, tha ndër të tjera Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori