LAJMI I FUNDIT:

Vdes në QKUK një i paraburgosur

Vdes në QKUK një i paraburgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot më 17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me iniciale M. L, i lindur më 1955.

“I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë
I njëjti akuzohej për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion. /Telegrafi/