Vdes në aksident rrugor 23 vjeçari nga Vushtrria, ishte i biri i dëshmorit Blerim Zuqaku


Ka humbur jetën në aksident trafiku 23 vjeçari nga Vushtrria, Egzon Zuqaku, i cili ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar në Zonën Operative të Shalës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Zuqaku.
“Me keqardhje mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta në një aksident trafiku të Egzon Zuqakut, 23 vjeçar nga Vushtrria. Egzoni ishte i biri i dëshmorit të kombit, Blerim Zuqaku, luftëtar i Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës. Duke bashkëndjerë në dhimbje me familjen dhe të afërmit e Egzonit, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje të madhe”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.
Nga
Telegrafi
23/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































