LAJMI I FUNDIT:

Vdes këngëtari i famshëm italian, Toto Cutugno

Vdes këngëtari i famshëm italian, Toto Cutugno
Toto Cutugno

Toto Cutugno, një nga interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë sot (e martë) në spitalin San Raffaele në Milano.

Vdekja e kantautorit, i cili sapo kishte mbushur 80 vjeç në korrik, u raportua për ANSA nga menaxheri i tij Danilo Mancuso, i cili shpjegoi se si “pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Cutugno ishte një nga artisët italianë më të njohur në shkallë globale, fituesi i Eurovision Song Contest 1990 me këngën e tij “Insieme: 1992”.


Toto Cutugno

Ai ishte gjithashtu një nga kantautorët italianë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke shkruar për artistë si; Dalida, Adriano Celentano dhe Domenico Modugno.

Cutugno konsiderohej një ambasador i vërtetë i muzikës italiane në botë, veçanërisht në vende si Rumania, Spanja, Turqia, Gjermania dhe Rusia.

Toto Cutugno

Kënga e tij “L’Italiano”, e publikuar në vitin 1983, është përkthyer në shumë gjuhë dhe konsiderohet simbol i kulturës dhe identitetit italian.

Toto Cutugno mori pjesë pesëmbëdhjetë herë në Festivalin e Muzikës në Sanremo, por ai fitoi vetëm një herë, në vitin 1980, me këngën “Solo noi”.

Toto Cutugno

Ai gjithashtu doli i dyti gjashtë herë me këngët si “Serenata”, “Figli”, “Emozioni” dhe “Le mamme”.

Ai ishte shumë i popullarizuar me italianët në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në mesin e italianëve amerikanë të cilët vlerësuan këngët e tij që festojnë rrënjët dhe trashëgiminë e tyre. /Telegrafi/

Toto Cutugno

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori