LAJMI I FUNDIT:

Vdes edhe një infektuar me COVID-19, shkon në 36 numri i viktimave në Kosovë

Vdes edhe një infektuar me COVID-19, shkon në 36 numri i viktimave në Kosovë

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një person që ishte i infektuar nga coronavirusi, duke çuar në 36 numrin e viktimave nga COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, viktima është një 52-vjeçar me inicialet E.K. nga Komuna e Rahovecit.


“Sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me COVID-19”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë  të diagnostikuar me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive.

Klinika Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka raportuar të shtunën se  në këtë institucion janë të shtrirë 82 pacientë, prej tyre 72 të prekur me coronavirus.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të shtunën 75 raste të reja me coronavirus, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të arrijë në 2,073.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, nga sëmundja Covid-19, që e shkakton coronavirusi janë shëruar edhe 38 persona, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1,018. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori