LAJMI I FUNDIT:

Vdes 93 vjeçari nga Peja, Ragip Rusta

Vdes 93 vjeçari nga Peja, Ragip Rusta

Ka ndërruar jetë 93-vjeçari nga Peja, Ragip Rusta, i cili ishte i apasionuar pas teknologjisë dhe lexues i rregullt i Telegrafi.com.

Lajmin për vdekjen e 93-vjeçarit nga Peja e ka bërë të ditur djali i tij, Ardijan Rusta.


“Të dashur miq para pak qaste ndërroi jetë Babai im Ragip Rusta”, shkruan Ardijan Rrusta në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se varrimi bëhet në drekë nga familja e ngushtë.

Ndryshe, Ragip Rusta nga Peja ishte i apasionuar pas teknologjisë e internetit. Ai po ashtu ishte lexues i rregullt i Telegrafi.com.

Ragip Rusta, lexuesi më i moshuar i Telegrafit, 93-vjeçari që i kalon ditët duke u informuar nga portali i parë në vend
Lexo po ashtu Ragip Rusta, lexuesi më i moshuar i Telegrafit, 93-vjeçari që i kalon ditët duke u informuar nga portali i parë në vend

Kohë më parë portali ynë i kishte realizuar një intervistë me 93-vjeçarin. Redaksia e Telegrafit i shpreh ngushëllime familjes dhe miqve.