Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, dyshohet të jetë vetëvrasje

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, rasti është raportuar në Polici sot orës rreth 13:00, nga familjarët e viktimës në Zhabar.
Për të hetuar rastin, në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe ekipet mjekësore, ku u konstatua se viktima F.P rreth 53 vjeçar ishte pa shenja jete.
Sipas rrethanave dhe hetimeve të para, dyshohet se viktima të jetë varur në litar. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.
Kufoma e viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































