Pas vdekjes tragjike të një pjesëtari të FSK-së, të shtunën e javës së kaluar pasi ra nga një objekt banesor në rrugën “Gucia” në Prishtinë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).
Përmes një reagimi për media nga KMLDNJ kërkojnë që të shtohet numri i inspektorëve të komunës si dhe të ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit.
“KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. Me rënien e temperaturave, kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve (punëdhënësve) e që duket se nuk po ndodhë.
KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës , ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit , nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre”, thuhet në reagim.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMDLNJ-së:
Limon Musliu, pjesëtar i FSK – ës humbi jetën pasi ra nga kati i 11 – të i një ndërtese ku ishte duke punuar, si punë shtesë. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre. Me rënien e temperaturave, kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve (punëdhënësve) e që duket se nuk po ndodhë.
KMDLNj ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës , ekipeve mobile që do të inspektonin kantierët e ndërtimit, nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre. Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj – ë rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vend-punimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmen. Gjykatat duhet t’i japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve duke mbrojtur intereset e punëtorëve që pësojnë lëndime, invaliditet apo kanë përfundim fatal. Zhdëmtimi, siç është bërë deri më tani as për së afërmi nuk përmbush nevojat e viktimave dhe familjeve të tyre.
Është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut që i punësuar përmes punës dhe pagës ta sigurojë një jetë të dinjitetshme për vete dhe familjen gjë që nuk është përmbushur në rastin e Limon Musliut i cili , përveç punës në FSK-së ka qenë i detyruar ta bëjë edhe një punë shtesë e që i ka kushtuar me jetë. KMDLNj – ë kërkon përgjegjësi për ata që kontribuuan për këtë përfundim tragjik sikur që kërkon drejtësi për të ndjerin dhe familjen e tij.
11 nëntor 2024 Prishtinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore në krim

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Veton Berisha: Me Kurtin kemi sqaruar paqartësitë e së kaluarës, shprehu vullnet për përfshirje në qeveri

Analistët: Pas refuzimit të LDK-së, Kurti mund të kthehet nga PDK-ja për formimin e Qeverisë

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiq e bën edhe Kurtin fajtor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit