LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dyshimtë e Dafina Zhubit, flasin familjarët

Vdekja e dyshimtë e Dafina Zhubit, flasin familjarët

Në mbrëmjen e 17 shkurtit, në një banesë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë, u gjet e vrarë 34-vjeçarja Dafina Zhubi. As familjarët e as Policia nuk kanë informacione të sakta nëse u vra apo u vetëvra ajo

Heshtja dhe mërzia e kishte pllakosur të premten në mëngjes shtëpinë e familjes Zhubi, që gjendet pak metra larg qendrës së qytetit në Gjakovë. Në një dhomë të vogël, kryefamiljari Selim Zhubi, bashkë edhe me disa burra të tjerë po prisnin për kryeshëndoshë për 34-vjeçaren, Dafina Zhubi, e cila dy ditë më parë u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë.

Burrat e familjes që ishin ulur në krye të vendit për të pritur ngushëllime flisni fare pak. Ata kryesisht falënderonin të ardhurit dhe përsëri ulnin kokën, duke u ballafaquar kështu me mërzinë për humbjen e bijës së tyre.

“U mërzitëm, por çka kemi me ba? Kjo qenka jeta”, thoshte mes tjerash Selim Zhubi, babai i Dafinës tashmë të ndjerë.


Megjithatë, as Selimi e askush prej të pranishmëve tjerë nuk pranuan të flasin më shumë rreth ngjarjes tragjike dhe mënyrës së vdekjes së bijës së tyre, Dafina. “Jo, jo s’kam çka them”, shtoi ai kur iu kërkua të fliste për këtë temë nga gazeta.

Ndonjë informacion për Dafinën apo për atë se çfarë i ka ndodhur asaj mbrëmjen e 17 shkurtit nuk pranuan ta japin as kushërinjtë e saj, të cilët ishin grumbulluar tek hyrja kryesore e banesës së vogël e familjes Zhubi, shkruan Zëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Gjendet trupi i pajetë i 26 vjeçarit që u raportua i zhdukur javë më parë në Prizren

Kronika e Zezë
E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

E zhdukur nga nëntori i 2024-së, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Djali i Jakup Krasniqit, kandidat për deputet nga PDK

Djali i Jakup Krasniqit, kandidat për deputet nga PDK

Lajme
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

Lajme
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Lajme
Kalo në kategori