LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e dyshimtë e 37 vjeçarit në Çagllavicë – arrestohen dy persona për shtytje në vetëvrasje dhe fajde

Vdekja e dyshimtë e 37 vjeçarit në Çagllavicë – arrestohen dy persona për shtytje në vetëvrasje dhe fajde

Një 37 vjeçar ka humbur jetën dje në Çagllavicë, dhe i njëjti dyshohet se i kishte dhënë fund jetës së tij si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale.

Dyshimet e para thonë se motivi i këtij rasti ka lidhje me një grup të fajdexhinjve me të cilët dyshohet se tashmë i ndjeri kishte pasur probleme.

Lidhur me këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë shtyrë viktimën të bëjë vetëvrasje. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.


“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave të dyshuar për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime tjera hetimore lidhur me këtë rast.

Vdekja e 37 vjeçarit është cilësuar si e dyshimtë, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori