LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Astorit kthen në memorie vdekjen e ngjashme në vitin 2010 të talentit shqiptar, Besian Idrizaj  

Vdekja e Astorit kthen në memorie vdekjen e ngjashme në vitin 2010 të talentit shqiptar, Besian Idrizaj  

Të gjithë folëm për humbjen e madhe të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori. Nga kjo fatkeqësi na vjen në memorie një rast që preku çdo shqiptar në vitin 2010.

Më 15 maj 2010 në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar skuadra angleze e Sëansea City ndërroi jetë Besian Idrizaj.

Ish-sulmuesi shqiptar nga Kosova u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, përcjell Syri.net.


Ndërron jetë Besian Idrizaj
Lexo po ashtu Ndërron jetë Besian Idrizaj

Në një moshë e cila po shënonte fillimin e një karriere premtuese, talenti ndërroi jetë vetëm dy javë pasi do të përfundonte Championship.

Idrizaj me fanellën e Liverpoolit

Sipas raportimeve të vitit 2010, Idrizaj udhëtoi në botën tjetër pas një ataku në zemër në momentin që ishte duke fjetur.

Në të njëjtën mënyrë tragjike që i kushtoi jetën edhe Davide Astorit. Por, ndryshe nga ish-kapiteni i Fiorentinës, Besian Idrizaj kishte pësuar dy para infarkte në shkurt dhe nëntor të vitit 2008 kur luante me skuadrën e Wacker Innsbruck.

Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit
Lexo po ashtu Futbolli italian në zi, Davide Astori gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Gjatë karrierës së tij të shkurtër, sulmuesi shqiptar ka luajtur me tetë skuadra të ndryshme ku prej tyre edhe dy sezone me ekipin anglez, Liverpool.

Idrizaj luajti gjithsej 57 ndeshje me tetë skuadra duke shënuar vetëm 5 gola. Ndërsa me Austria U21, sulmuesi luajti 12 ndeshje dhe shënoi 3 gola.

Klubi i Ligës Premier e kujton futbollistin nga Kosova në përvjetorin e vdekjes (Foto)
Lexo po ashtu Klubi i Ligës Premier e kujton futbollistin nga Kosova në përvjetorin e vdekjes (Foto)

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori