Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e kamerave të sigurisë edhe nëpër shkollat dhe çerdhet në fshatrat e kësaj komune, në tentim për të minimizuar dhunë dhe rastet tjera penale nëpër këto institucione.
Plani për vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër shkollat dhe çerdhet në kryeqytet ka filluar që në dhjetor të vitit 2022 dhe komuna e Prishtinës tashmë ka kaluar edhe në fshatra.
Së fundmi, kamerat janë vendosur edhe në shkollën “Ali Kelmendi”, në Barilevë, me qëllim që nxënësit të ndihen të sigurt në ambientet e shkollës.
Drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati ka theksuar për KosovaPress se vendosja e kamerave po bëhet pasi rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.
“Kemi përfunduar të gjitha shkollat e Prishtinës, gjithashtu edhe çerdhet. Më herët ka pasur çerdhe që nuk kanë fare kamera të sigurisë dhe i kemi vendosur edhe ato. Disa shkolla kanë pasur edhe më herët kamera ekzistuese që kanë qenë jashtë funksionit por edhe ato po i riparojmë që të jenë funksionale në të gjitha shkollat… Plan i veprimit të sigurisë në shkolla, kanë qenë kamerat e sigurisë, sepse e kemi parë si një veprim që e rrit sigurinë brenda shkollave, kamerat janë të vendosura në pikat e nxehta të konfliktit ,ashtu si thuhet edhe nga raportet për sigurinë e shkollave në nivel global si: korridori, oborrin e shkollës”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka shtuar se kamerat janë vendosur në hapësirat ku lejohet me ligj, por ka nënvizuar se ende nuk kanë statistika të qarta nëse kamerat e vendosura po kontribojnë në parandalimin e rrahjeve dhe kacafytjet e nxënësve nëpër shkolla.
“Ende nuk kemi statistika sepse ato prodhohen një herë në vit që i marrim nga Policia e Kosovës, sepse raportim për rrahje në mes së nxënësve bëhet së pari në Polici dhe për krahasimin në mes së statistikave duhet që të presim edhe një kohë që të shohim se çfarë rezultate kanë sjell këto kamera, në uljen dhe zvogëlimit të rasteve të incidenteve nëpër shkolla…Kemi ndarë një buxhet rreth 30 mijë euro që të shohim nëse diçka na mbetet pa mbuluar sepse ndonjë kamerë mund të prishet ose ndonjë sistem mund të mos funksionojë dhe do të mirëmbajmë sistemin aktual dhe do të jetë projekt në vazhdimësi”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e shkollës fillore e mesme e ulët “Ali Kelmendi”, në fshatin Barilevë, Bedrie Pireva ka thënë për KosovaPress se që nga vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla nuk kanë hasur as bullizëm, por nuk as shkelje të drejtave të fëmijëve, pasi tanimë ata e dimë që janë nën vëzhgimin e kamerave.
“Arsyeja e vendosjes së kamerave është rritja e sigurisë së nxënësve në shkolla…Raste të rrahjes nuk kemi pasur të specifikuara dhe me vendosjen e kamerave është rritur qind për qind siguria si nga ana e mësimdhënësve, nxënësve, punëtorëve teknik, që tani e tutje nuk kemi as bullizëm, nuk kemi as shkelje të drejtave të fëmijëve, sepse tani më e dimë që jemi nën vëzhgimin e kamerave…Kamerat i mbikëqyri unë, vetë e kam marrë përsipër që mbikëqyrjen ta bëjë unë”, ka thënë Pireva.
Ndërkohë, sipas drejtoreshës së arsimit në Prishtinë, Besiana Musmurati, Komuna e Prishtinës deri në fund të mandatit ka synim të përfundojnë me vendosjen e kamerave në të gjitha shkollat në kryeqytet./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës