LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rënia e çmimit të naftës

Vazhdon rënia e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ka shënuar rënie në tregjet botërore. Derisa ngritja e çmimit të naftës kishte thyer rekordet duke shkuar në mbi 150 dollarë për barrel, raportohet se në mbyllje të bursave çmimi i naftës ka rënë në 130 dollarë për një barel

Megjithëse mendohet se çmimi i naftës do të vazhdojë të bjerë, ngelet e paqartë se sa do të jetë kjo rënie.

Ekspertët thonë se ende është shumë herët për të pohuar nëse rënia e çmimit të naftës nga nivelet rekord është sinjal i rënies së mëtejshme të vlerës së "arit të zi".

"Ari i Zi" vazhdon të bjerë, megjithëse vazhdon të kushtojë shumë më shtrenjtë se vitin e kaluar. /Telegrafi/