LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon regjistrimi i nxënësve në “Bau Academy”, interesim i madh për të qenë pjesë e kësaj shkollle

Vazhdon regjistrimi i nxënësve në “Bau Academy”, interesim i madh për të qenë pjesë e kësaj shkollle

Është duke vazhduar regjistrimi i nxënësve në afatin e dytë në shkollën e mesme profesionale  “Bau Academy”.

Koordinatorja e Cilësisë në “Bau Academy”, Sofie Hasani-Halilaj, deklaroi se interesimi i nxënësve për t’i ndjekur mësimet në këtë shkollë është shumë i madh.

“Jemi sot në një ditë të zakonshme të regjistrimit të nxënësve në afatin e dytë, që është afat plotësues nga afati i qershorit pasi që kemi pasur numër të madh të nxënësve të interesuar. Kemi vazhduar me regjistrim, për t’iu dhënë mundësinë dhe shansin që nxënësit të përfshihen në arsimin profesional që është arsim me benefite të mëdha dhe me perspektivë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, koordinatorja Sofie Hasani-Halilaj tha se shkollat profesionale kanë dallim nga shkollat e përgjithshme dhe gjimnazet, pasi që nxënësit pas përfundimit të shkollimit kyçen drejtpërdrejtë në tregun e punës.

“Arsyeja pse e them këtë është se për dallim nga shkollat e përgjithshme dhe gjimnazi, që nxënësve iu japin njohuri të përgjithshme dhe pajisen me diploma të përgjithshme, shkollat profesionale e kanë një dallim se përveç që marrin njohuri të përgjithshme pajisen edhe me njohuri profesionale të profileve të caktuara. Që drejtpërdrejtë ju hyjnë në punë pas diplomimit dhe pas përfundimit të shkollës së mesme tre vjeçare, për tu kyçur drejtpërdrejtë në tregun e punës”, pohoi ajo.

Koordinatore e Cilësisë në Bau Academy, Sofie Hasani-Halilaj

Ajo tha se kabinetet janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe me veglat më të avancuara të cilat janë konkurrente në tregun e shkollave ndërkombëtare.

Në fund ajo ftoi nxënësit dhe prindërit që ta vizitojnë “Bau Academy”,  dhe të shohin  kushtet të cilat i ofron kjo shkollë profesionale.

“Shkolla profesionale është shkollë me benefite dhe vendi i punës është i sigurt. Në fund të muajit gusht dhe fillim të shtatorit do të jenë ditët e hapura, ku nxënësit mund ta shohin shkollën dhe kabinetet, dhe klasët. I ftoj prindërit të vijnë ta vizitojnë “Bau Academy” dhe të shohin mundësinë se si mund të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të vazhdojnë shkollimin”, tha koordinatorja Sofie Hasani-Halilaj.

“Bau Academy” është Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale me partneritet Gjermano-Kosovar.

Për më shumë rreth “Bau Academy” klikoni në faqen e tyre zyrtare në Facebook. /Telegrafi/

Vazhdon interesimi i nxënësve për t'u regjistruar në Bau Academy

Vazhdon interesimi i nxënësve për t'u regjistruar në Bau Academy

Publiée par Telegrafi.com sur Mardi 27 août 2019