Vazhdon debati në komision për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve në Maqedoni
Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot ditën e dytë e vazhdoi debatin për ndryshimet e propozuara ligjore lidhur me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamur evropian, të cilat duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar.
Anëtarët e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane janë duke diskutuar për Propozimin e Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për urbanizëm, sipas procedurës së shkurtuar. Debati i sotëm ka kaluar në akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Tre deputetë të tjerë kanë mbetur për të debatuar këtë projektligj.
Në fillim të seancës, deputetët e OBRM-PDUKM-së në një fjalim procedural theksuan se në Sallën 6 ku mbahet seanca e sotme e Komisionit nuk ka kushte për punë. Ata sërish theksuan se me vendosjen e flamurit evropian në pakon për ndryshimet e ligjeve për ndërtimin e korridoreve bëhet keqpërdorimi i flamurit evropian. Ata theksuan se nuk kanë marrë shpjegim pse ligjet janë dorëzuar me flamur evropian dhe theksuan se ambasadori evropian në vend ka treguar që kjo paketë e ligjeve të mos dorëzohet me flamur evropian.
Ata theksuan se OBRM-PDUKM nuk është kundër ndërtimit të projekteve kapitale dhe rrugëve, por, sipas tyre procedura e tillë e pushtetit është vepër kriminele, ndërsa deklaruan edhe se me projektin është zhvilluar vetëm infrastruktura rrugore në pjesën perëndimore të vendit.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi tha se nuk ka ndryshime në procedurat strategjike në vend. Theksoi se për këto investime duhet të jemi më efikas, të kemi afate më të shkurtra sa i përket kompletimit të dokumentacionit.
“Gjithçka është transparente dhe gjithçka në këtë proces është transparente. Ligji miratohet në Kuvend. Negociatat rreth kompanisë ishin një çështje transparente. Këtu dëgjoj diskutime që nuk mbajnë asgjë, nuk kanë fakte dhe argumente. Megjithatë, ju filloni me populizëm. Mos e helmoni popullin. Po fillojmë me një projekt historik për vendin”, tha Rexhepi.
Dragan Kovaçki, deputet në OBRM-PDUKM tha se euroambasadori ka dërguar letër se nuk duhet të bëhet keqpërdorimi i flamurit evropian, veçanërisht për këtë rast, pra për këtë pako ligjesh, sepse nuk ka kurrfarë harmonizimi me të drejtën evropiane.
“Nëse planifikojmë të harmonizojmë të drejtën evropiane, duhet të kemi edhe një tabelë përkatëse, në të cilën thuhet saktësisht se cilën pjesë të së drejtës evropiane po harmonizojmë me legjislacionin evropian. Tabela të zbrazëta, pa asnjë zhvillim”, tha Kovaçki.
Nënkryetarja e Komisionit dhe deputete e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli tha se është e turpshme dhe ka kaluar koha kur shteti ndahej në Maqedoninë Perëndimore e cila nuk ishte e zhvilluar dhe Maqedoninë Lindore e cila ishte më e zhvilluar. Theksoi se nuk duhet të ketë ndarje të tilla midis deputetëve, sepse, siç tha, të gjithë qytetarët duhet të kenë zhvillim të barabartë në vend.
Nënkryetarja e Komisionit, Bilalli-Zendeli e ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojë gjatë ditës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Vdekja e Frosinës, Kambovski: Nesër formohet Komision për shqyrtimin e dosjeve të Vasil Jovanovit
Ferat Shala në Drenas: Vendlindja ime – e fortë dhe e pathyeshme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?