LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bashkëpunimi i mirë mes Maqedonisë dhe Bankës Investuese Evropiane

Vazhdon bashkëpunimi i mirë mes Maqedonisë dhe Bankës Investuese Evropiane

Projektet e përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë dhe Bankës Investuese Evropiane (BIE) ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski, me udhëheqësit e Divizionit të BIE-së për Ballkanin Perëndimor dhe të zyrës për Ballkanin Perëndimor të BIE-s, Mateo Rivelini dhe Dubravka Negre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i Peshevskit informojnë se në takim së bashku është konstatuar se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm dhe të do vazhdojë edhe më tej të zhvillohet.


Zv.kryeministri Peshevski, theksoi se linja kreditore e BIE-së në vlerë prej 350 milionë euro që u realizua përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit, u tregua si projekt i shkëlqyer, me të cilin u ndihmuan kompanitë e Maqedonisë në kushte të krizës ekonomike, me çrast u mbështetën 1,758 projekte të cilat hapën 6,940 vente pune./Telegrafi/