LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Vazhdojnë reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës thotë se rrugët janë të kalueshme

Edhe sot janë duke vazhduar reshjet e borës në Kosovë, por sipas Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.


“Gjendja e rrugëve në tërë territorin e Kosovës është e mirë, sipas raporteve ditore të menaxherëve nga terreni. Kompanitë në mbrëmje dhe në mëngjes kanë intervenuar me pastrim dhe hedhje të kripë në rrugë. Kompanitë janë në gatishmëri për intervenime në rrugë në çdo kohë. Rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion madje edhe rrugët në viset malore janë të kalueshme”, tha Osmani. /Telegrafi/