LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë

Vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë

Bashkatdhetarët tanë, të cilët po kthehen në shtetet e Evropës Perëndimore,  po vazhdojnë të qëndrojnë me orë të tëra në vendkalimet kufitare me Serbinë, në dalje të Kosovës.

Raportet e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikën kufitare në Merdare dhe Jarinë.

Bashkatdhetarët tanë janë duke pritur deri në 5 orë e gjysmë në vendkalimin kufitar në Merdare për të hyrë në Serbi, kurse kolona e automjete ka arritur në 1.6 kilometra, raporton Telegrafi.


Edhe në pikën e kalimit kufitar në Jarinë ka pritje të gjatë deri në 5 orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë 2.5 kilometra.

Në pikë kalimin kufitar në Mutivodë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 4 orë, kurse kolona është e gjatë vetëm 500 metra. Kurse në Muçibabë ka pritja është deri në dy orë, kurse kolona ka arritur deri në 1.2 kilometra.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka pritje dhe kolonë. Atje qytetarët për të dalë nga Kosova janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, duke klikuar KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori