Dy anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku dhe Lirak Çelaj janë duke kërkuar shkarkimin e Kryesisë së PDK-së.
Sipas Çelajt dhe Izmakut, PDK duhet të lirohet nga uzurpimi i disa personave.
Xhevahire Izmaku ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se PDK ka nevojë për reformim.
“Po, unë kam kërkuar votëbesimin e Kryesisë para anëtarëve të Këshillit Drejtues dhe fillimin e një reforme duke respektuar hierarkinë e organeve të partisë dhe statutin. Thjesht, përgjegjësit e marra nga Kryesia ose më mirë lirimin e partisë nga uzurpimi i disa personave me vite. PDK ka nevojë për reformimin dhe orientim të qartë në vazhdimësi, duke pas ekip që dalin nga zgjedhjet në parti, e jo nga emërimit sepse PDK është subjekt me strukturë të organizuar dhe po kështu kam kërku përgjegjësi në mënyrë ekipore”, ka thënë Izmaku.
Më tej, ajo ka shtuar se “e njëjta duhet të qëndrojë edhe në strukturën e degëve në gjithë vendin duke ruajtur bërthamën e partisë”.
Izmaku thotë se duhet të jetë Kryesia e re në PDK, pas rezultatit në zgjedhje.
“Qëndrimi im dhe i shumë anëtarëve në Këshill është në vazhdimësi si diskutim i brendshëm në këto vërejtje dhe duket që ka disponim që të jetë dhe i hapur tanimë pas këtij rezultati në zgjedhje. Njerëzit që e duan partinë Demokratike duan ta dinë fuqinë e lidershipit qartë dhe bindshëm dhe jo zbatimin e disa dokumenteve si lloj strategjie e re, por të cilën do ta implementojë përsëri një grup i vogël brenda”, deklaroi ajo.
Si përfundim, Izmaku thotë se “duam një motiv të ri dhe ky motiv vjen duke besuar fort në kauzë të re dhe marrje të përgjegjësive”.
Ndërsa, Lirak Çelaj ish zëvendës ministër i Drejtësisë tha se përveç tij dhe Xhevahire Izmakut, ka edhe anëtarë tjerë që e duan shkarkimin e Kryesisë.
“Ka pasur më shumë se unë dhe Xhevahire Izmaku që kanë kërkuar dorëheqjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Në Këshillin Drejtues, shumica dërrmuese e duan dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së. Madje, ka njerëz edhe brenda Kryesisë që duan shkarkimin e saj. Unë pres që me reflektu Kryesia dhe me marrë një veprim pas rezultati të dobët të 14 shkurtit. Ky do të ishte hapi i parë pra zgjedhja e një kryesie të re, unë do të vazhdoj me mendu se ky do të jetë hapi i parë drejt dhe zgjidhja e vetme”, është shprehur Çelaj për Telegrafin.
I pyetur nëse e mendon largimin nga PDK, në qoftë se nuk plotësohet kërkesa e tij, Çelaj tha se nuk e ka menduar një gjë të tillë.
“Nuk kam planifikuar ndonjë veprim, të shohim dhe jemi në kontakt me kolegët tjerë se si do të veprojmë tutje. Nuk e kam menduar largimin nga PDK, përndryshe nuk do ta kisha zhvilluar këtë beteje”, shtoi ai.
Duke folur për zhvillimet e fundit brenda partisë, Çelaj tha se Kryesia e PDK-së, nuk është zgjedhur sipas statutit të partisë.
“Kryesia e PDK-së nuk është zgjedhur sipas statuti, sepse nuk është lejuar gara e brendshme brenda Këshillit Drejtues, por thjesht vetëm është emëruar, edhe kjo është një prej arsye. E dyta është rezultatet e dobëta që i kemi si parti në zgjedhje”, theksoi ai.
Kujtojmë se Enver Hoxhaj është emëruar ushtrues kryetari i PDK-së, gjatë muajit nëntor të vitit 2020. Ai në këtë pozitë erdhi pasi Kadri Veseli ishte tërhequr nga të gjitha aktivitetet e partisë pas arrestimit nga Gjykata speciale.
Ndryshe, emërimet e kryesisë së PDK-së janë bërë më 22 janar 2020.
Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;
Agim Aliu, nënkryetar;
Shaqir Totaj, nënkryetar;
Donjet Bislimi, nënkryetar, sipas funksionit- Kryetar i RDK;
Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;
Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;
Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;
Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;
Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;
Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;
Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;
Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;
Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;
Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;
Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;
Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;
Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Gjinore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Rriten kërkesat e kosovarëve për azil pas liberalizimit të vizave
Avdiu: LPK-ja ka qenë themeluesja e UÇK-së
Një i ri theret me thikë në Gjilan
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë