Vazhdojnë aktivitetet e festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025”

Komuna e Hanit të Elezit ka vazhduar me aktivitete të festivalit mbarëkombëtar “Hani i Elezit 2025” – edicioni i tretë. Mbrëmjen e kaluar, nxënës e asamble të ndryshme kanë prezantuar shfaqje kulturore e artistike në këtë qytet pranë objektit të komunës.
Kryetari i kësaj komune Mehmet Ballazhi, ka thënë se në natën e dytë të festivalit të tyre është përforcuar me shfaqje kulturore e artistike.
“Edhe në natën e dytë të Festivalit tonë, vazhdoi tradita e zbarkimit të diversitetit kulturor mbarëkombëtar, duke performuar 8 shoqëri kulturo artistike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku larmishmëria e valleve, këngëve dhe kostumeve ishte edhe më e pasuruar”, ka thënë Ballazhi.
Ai ka falënderuar të ata që përforcuan në këto aktivitete, pastaj, Policinë e Kosovës dhe OVL UÇK-në për bashkëpunim, të cilët mundësuan defilim nga nxënësit me veshje të Policisë, të UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.
Në natën e dytë performuan këto shoqëri kulturo artistike: SHKA "Malësori" – Gjonaj, SHKA "Qypërlinjët e Roshnikut" – Berat, SHKA "Hajvalia" – Prishtinë, SHKA "Katarina Josipi" - Zym, Has, Ansambli "Alba Folk" – Tiranë, SHKA "Karadaku" – Gjilan, SHKA "Jahi Hasani" - Çegran, Gostivar, SHKA "Ilirida" – Shtime./Telegrafi/
































































