Poezi nga: Chris Agee
Përktheu: Fadil Bajraj
Një stom i vogël. Nëntë varre të reja. Për herën e dytë
Në dy ditë në fushat e vrasjes,
Lot të brendshëm … Ishte e qartë
Se Afrimi i vogël përkujtohej në kodrën matanë,
Këtu qe varrosur. Nëna dhe Babai dhe gjashtë motrat e tij
Në radhë ngushëlloheshin drejt vogëlsisë së tij pesëvjeçare
I gjithë farefisi Imeraj
Emrat dhe moshat e të cilëve sapo i shënova
Në pamjen e varreve të kushërinjve të tyre poshtë sukës së baruar –
Shiriti valëvitet, një instruktor i vetëm në horizont –
Ende duke e ngopur ajrin
Me erë të amshtë të
Trupave të vdekur
Spanjollët e djeshëm janë zhvendosur. Po djersitem,
Pluhuri m’i ka mbuluar çizmet,
I ndiqja të tjerët teposhtë kthesës së autostradës
Për në këtë të çarë të tokës buzë
Kullosës gjembake, larg larg nga patosi abstrakt
I shenjës së drunjtë
Ku u ndjeva i zhytur
Në izobarin e brendshëm të thellësisë së papritur
Gushti në Kosovë.
Krejt arkipelagu i bukurisë dhe i terrorit i këtij çasti
Që ndihej i shkrumbosur si një mbretëri e lartë e momenti të Urit
Përmes ozonit të ndërgjegjes. Ku MUP-i ishte dirgjur
Shtigjeve malore për në Serbi
Si djall malor në epikën finlandeze,
Ku Abrahami ka mundur ta therte farën e tij,
Ne qëndrojmë para faktit të thjeshtë në
Qetësi, shikimet ndeshen, katastrofë murmuritet
Në gjuhën shqipe. Skutem, duke ngacmuar
Plisin sikur ta prekja tragjedinë e tij,
Duke e paramenduar disi ballin e djersitur të çunit,
Sa shumë ka qenë i dashur,
Pabesueshmëria e futjes së plumbit
Si kokë ngulitëse
Në të njëjtën kafkë. Ngriten,
Lotët e brendshëm …
Sikur e brendshmja të gërryente, duke dëgjuar
Kërcitjen, përbrenda, e hapave tanë në rrugën e pashtruar
Drejt shtëpive të djegura dhe rrafshnaltave kodrinore
Aty ku jetërat e tyre mbaruan,
Ku bari i thatë është mbushur me lulefushe dhe shkëlqim,
Ku gjumashët e hijes larisin rrugën;
Marrin, derisa kthehen,
Nga galina, kërcejnë
Të zbehur si ndonjë fije paçavureje; nga gjembi
Afër kapicës së Afrimit, një tojë këpucësh e lidhur për një spango plastike;
Disa hapa më tej, një shufël çorape.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë