Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar për të parandaluar përhapjen e një varianti më infektiv të coronavirusit.
Në mesin e tyre, sipas BBC, përcjell Telegrafi, Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet.
Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.
Ndërkohë ministri i jashtëm italian ka treguar planet e qeverisë së tij për të ndaluar fluturimet. Franca dhe Gjermania thuhet se po planifikojnë veprim të ngjashëm.
Vendime të tilla vijnë pasi një variant i ri i coronavirusit është përhapur me shpejtësi në Londër dhe Angli Jug-Lindore.
Reagime rreth variantit të ri kanë ardhur edhe nga brenda Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të kufizimeve, duke hequr një zbutje të planifikuar të rregullave gjatë periudhës së Krishtlindjes për miliona njerëz.
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova se varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte të ishte deri në 70% më i transmetueshëm.
Reagimet e para:
- Brenda disa orësh nga njoftimi i Mbretërisë së Bashkuar, Holanda tha se do të ndalonte të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar nga 06:00 (05:00 GMT) të dielën deri më 1 janar.
Në pritje të “qartësisë më të madhe” mbi situatën në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria holandeze tha se më tej “rreziku i llojit të ri të virusit që futet në Holandë duhet të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur”.
Ky vend gjithashtu tha se do të punojë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në ditët e ardhshme për të “shqyrtuar hapësirën për kufizimin e mëtejshëm të rrezikut të llojit të ri të virusit që do të sjellë nga MB”.
- Belgjika po pezullon fluturimet dhe mbërritjet e trenave nga Britania e Madhe nga mesnata (23:00 GMT) të dielën.
Kryeministri Alexander De Croo i tha kanalit televiziv belg VRT ndalimi do të ishte në fuqi për të paktën 24 orë dhe “është një masë paraprake”, duke shtuar “ne do të shohim më vonë nëse kemi nevojë për masa shtesë”.
- Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, tha në faqen e tij në Facebook se qeveria ishte gati të nënshkruante një masë për të pezulluar fluturimet nga MB.
- Në Gjermani, një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se qeveria po konsideronte gjithashtu ndalimin e fluturimeve nga MB dhe Afrika e Jugut, ku gjithashtu është zbuluar varianti.
Zyrtari tha se qeveria gjermane po monitoronte zhvillimet në MB dhe po punonte në “presion të lartë” për të vlerësuar informacionin dhe të dhënat e reja në lidhje me variantin e ri.
- Kanali francez i lajmeve BFMTV raportoi se edhe Franca ishte “seriozisht” duke konsideruar pezullimin e fluturimeve dhe trenave nga MB dhe qeveria ishte “në kërkim të koordinimit evropian”.
“Një vendim do të shpallet gjatë ditës”, tha kanali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan – cili është shkaku?

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit