LAJMI I FUNDIT:

Varianti i ri i coronavirusit mund të jetë në SHBA që nga muaji tetor i 2020

Varianti i ri i coronavirusit mund të jetë në SHBA që nga muaji tetor i 2020

Një ri-analizë e dy milionë testeve të coronavirusit të kryera në Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit ngre pyetje të reja në lidhje me origjinën e mutacionit më ngjitës B117 “lloji nga Britania e Madhe” dhe sugjeron se mund të jetë tashmë i përhapur.

Një variant i COVID-19 që mbart disa nga të njëjtat mutacione si varianti shumë ngjitës britanik mund të ketë qenë në Shtetet e Bashkuara që nga tetori dhe është tashmë i përhapur, sugjeron ri-analiza e më shumë se dy milionë testeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan theguardian.


Sekuencimi i gjenomit të virusit është bërë për disa kohë nga shkencëtarët nga kompania e testimit të ADN-së në Kaliforni, “Helik” për të konfirmuar nëse mutacioni i vëzhguar tek amerikanët është i njëjtë me të ashtuquajturin variant B117 që aktualisht po qarkullon në Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Helik aktualisht po bashkëpunon me Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pasi priten rezultatet e një studimi të një varianti të gjetur në SHBA.

Rezultatet priten brenda pak ditësh, por zbulimet kanë ngritur pikëpyetje të reja se nga vjen virusi i modifikuar, përfshirë mundësinë e vogël që ka filluar në Shtetet e Bashkuara, dhe jo në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Varianti është gjetur gjithashtu në të paktën 17 vende, duke përfshirë Korenë e Jugut, Spanjë, Australi dhe Kanada.

Është gjithashtu e mundur që varianti të ketë origjinën nga SHBA, dhe më pas të përhapet në Britaninë e Madhe, megjithëse kjo nuk ka gjasa, duke marrë parasysh që varianti B117 duket të jetë më i përfaqësuar në Angli.

Qeveria është e bindur se varianti i llojit më ngjitës i virusit ka qarkulluar në Britaninë e Madhe që nga shtatori. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori