LAJMI I FUNDIT:

Varianti Omicron, Krasniqi: Spitalet duhet të jenë në gatishmëri në rast të rritjes së rasteve

Varianti Omicron, Krasniqi: Spitalet duhet të jenë në gatishmëri në rast të rritjes së rasteve

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar, Valbon Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me COVID-19.

Ai tha se aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, por spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Lexoni të plotë njoftimin e SHSKUK-së:


Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

Në takim është diskutuar plani i spitaleve të përgjithshme, për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me Covid-19.

Drejtori i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit  për menaxhim dhe trajtim të rasteve me Covid-19.

Sipas tij, edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor.​

ShSKUK ka planin për menaxhim të rasteve me Covid-19, në rast të ndonjë vale të re të mundshme me COVID-19, në nivel të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori