LAJMI I FUNDIT:

Varhelyi: Do të ofrojmë 28 milionë euro si shpërblim për punën e bërë

Varhelyi: Do të ofrojmë 28 milionë euro si  shpërblim për punën e bërë

Komisioneri i ri për zgjerimin, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat, me kryeministrin Rama ka thënë se shpreson shumë që negociatat të nisin përpara samitit të Zagrebit.

“Ne vijojmë ta konsiderojmë Shqipërinë si një vend që është gati të hapë negociatat. Fakti që në tetor nuk u hapën negociatat kishte të bëjë me shqetësimet e disa shteteve. Ne do të punojmë deri kur ta arrijmë qëllimin për hapjen e negociatave. Po punojmë për hapjen e negociatave para Samitit të Zagrebit”, shprehet komisioneri në fjalën e tij.


Komisioneri shton se duke çmuar punën e bërë nga Shqipëria, ai do të ofrojë 28 mln euro si një shpërblim.

“Ju jap edhe një lajm të mirë, duke pasur parasysh punë e mirë të bërë nga Shqipëria nga fondet e paraaderimit, kemi mundësi të japim 28 mln euro për shpërblim për performancën e mirë që është bërë. Lajm të mirë edhe nga PE, por ai ka një procedurë që duhet ta ndjekë, por propozimin e kemi çuar në PE dhe besoj se gjithçka do të vazhdojë shumë shpejt”- tha ai.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të 26 nëntorit ai shton: “Do të qëndrojmë përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar me çfarëdo mundemi”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori