Varane i lumtur te Reali, largimi nuk është opsion

242:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 09: Rafael Varane of Real Madrid looks on during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on February 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
E ardhmja e Raphael Varane vazhdon të jetë një nga çështjet më të spekuluara në gazetat sportive.
Qendërmbrojtësi i Real Madridi është lidhur me një largim nga Los Blancos, ndërsa ndër klubet më të interesuara është përmendur Manchester Unitedi.

Mirëpo, sipas Manchester Evening News, futbollisti francez nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu përkundër të gjitha thashethemeve.

Ishte raportuar madje se Reali i ka vënë çmim 25-vjeçarit për klubet që duan ta blejnë, megjithatë duket që edhe ky pohim të jetë në kuadër të spekulimeve.
Në ndërkohë, trajneri i rikthyer, Zinedine Zidane, ka thënë se Varane është i lumtur te Mbretërit, përkundër sezonit të vështirë të skuadrës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































