LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Redgrave vjen sërish në Prishtinë, PriFest shpalos programin e plotë

Vanessa Redgrave vjen sërish në Prishtinë, PriFest shpalos programin e plotë

Mysafirja speciale e festivalit PriFest, ylli i filmit Vanessa Redgrave, do ta prezantojë filmin e saj “Sea Sorrow” dhe do ta pranojë çmimin “Hyjnesha e Artë”, çmim falënderues për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj festivalit, kinematografisë kosovare dhe gjithë komunitetit artistik.

Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, të përfshira do të jenë gjashtë premiera botërore, dy ndërkombëtare, tri evropiane dhe 14 regjionale.


Shumë mysafirë pritet të jenë pjesë e festivalit, për t’i prezentuar filmat e tyre apo për të qenë pjesë e PriFORUM-it, platformës industriale të zhvillimit të filmit në rajon.

Një nga mysafirët e rëndësishëm të festivalit do të jetë Vanessa Redgrave, aktore britanike, fituese e çmimit “Oscar”.

Festivali do të vazhdojë të organizojë aktivitete të ndryshme edhe këtë vit, si programi i projekteve filmike regjionale i quajtur “Best Pitch”, i organizuar nga PriFORUM-i, dhe Prishtina Rendezvous – një aktivitet i dedikuar që distributorët dhe agjentët e shitjes nga e gjithë Evropa të mësojnë më shumë për projektet filmike ballkanike dhe të takojnë filmbrsit nga kjo pjesë e botës. Në PriFORUM do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera.

Në industrinë e filmit në PriFORUM paneli kryesor do të jetë “Kosovo ready to roll” që do të promovojë lokacionet e xhirimit, kapacitetet njerëzore dhe aktorët e Kosovës të gatshëm për projekte filmike ndërkombëtare.

Më poshtë është paraqitur programi i plotë i edicionit të dhjetë të PriFest-it, ndërsa për më shumë informacione vizitoni faqën tonë zyrtare www.prifest.org si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.

Programi i plotë i festivalit është si më poshtë:

PROJEKSION SPECIAL:
1. “SEA SORROW” – Vanessa Redgrave / 74 min / Angli 2016
ME MYSAFIRE SPECIALE VANESSA REDGRAVE

PROGRAMI GARUES I FILMAVE EVROPIAN:
1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I WAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “WAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “WHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË BALLKANIT (HONEY AND BLOOD):
1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE WITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI NË ÇATI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN”(FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018

PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM:
1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marwan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE WIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016

PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTARË:
1. “ARCADIA” – Paul Wright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOW” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)

PROGRAMI LET IT BE (PROGRAM JO-GARUES) (LGBTQI):
1. “EVENING SHADOWS” – Sridhar Rangayan / 102 min / Indi, 2018
2. “MARTESA” – Blerta Zeqiri / 98 min / Kosovë, Shqipëri 2017
3. “GOD’S OWN COUNTRY” – Francis Lee / 104 min / Angli 2017 (nga PlayUK)

PLAYUK (BRITANIA E MADHE – SHTET PARTNER) (PROGRAM JO-GARUES):
1. “FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL” – Paul McGuigan /105 min / Angli 2017
2. “BEAST“- Michael Pearce / 107 min / Angli 2017
3. “THE PARTY” – Sally Potter / 71 min / Angli 2017
4. “ENGLAND IS MINE” – Mark Gill / 93 min / Angli 2017

PROGRAMI GARUES I FILMAVE STUDENTORË:
1. “THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
2. “REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
3. “BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
4. “PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
5. “MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
6. “ROOTA” / “THE WHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
7. “DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018

PROGRAMI I FILMAVE EKSPERIMENTALË:
1. “IN BETWEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
2. “ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
3. “AS YOUR WITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
4. “GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018

IN ALBANIAN (PROGRAM JO-GARUES):
1. “BINI” – Erblin Nushi / 19 min / Kosovë, SHBA 2018
2. “ME FAL” / “FORGIVE ME” – Besim Ugzmajli / 14 min / Kosovë 2018
3. “GJUME DHE DASHURI” / “PLUM IN THE THROAT” – Arsim Haliti / 75 min / Kosovë 2018
4. “ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT” / “TO WANT, TO NEED, TO LOVE” – Ilir Hasanaj / 91 min / Kosovë, 2017

/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Kulture
“Lufta civile shqiptare”

“Lufta civile shqiptare”

Daut Dauti
ALELUJA

ALELUJA

Poezi
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Teatri
Kalo në kategori