LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant realizon dy tatuazhe të reja, njëri dedikim për Kobe e tjetri për Giannën

Vanessa Bryant realizon dy tatuazhe të reja, njëri dedikim për Kobe e tjetri për Giannën

Vanessa Bryant telefonoi artistin e tatuazheve Nikko Hurtado, për t’i kërkuar që të shkojë në shtëpinë e saj për të vizatuar dy tatuazhe të reja në trupin e saj.

Tatuazhi i parë është realizuar në kyçin e dorës, me një dedikim për vajzën e saj, shkruan TMZ.

“Telefonova Nikko Hurtado sepse erdhi dhe më ndihmoi të kem mesazhin e ëmbël të Gigit, të vizatuar në mua”, shkroi Vanessa në rrjetet sociale.


Foto: Vanessa Bryant/Instagram

Është ende e paqartë saktësisht se çfarë thotë mesazhi.

Tatuazhi tjetër është i realizuar në qafë dhe është një dedikim për Kobe.

“Doja që mesazhi im i ëmbël i Kobe Bryant, ‘boo boo boo’ të transferohej në mua”, shkroi ajo.

https://www.instagram.com/p/CBR38QADoyb/?utm_source=ig_embed

Vanessa nuk zbuloi detaje specifike në lidhje me dy tatuazhet – domethënë, ne nuk dimë se çfarë thonë mesazhet – por padyshim, ato janë thellësisht të kuptueshme për të.

Kobe dhe Gianna së bashku me shtatë persona të tjerë, vdiqën në një përplasje me helikopter në Calabasas, CA më 26 janar.

Vanessa Bryant (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Disa njerëz të afërt me Kobe – përfshirë LeBron James dhe Anthony Davis gjithashtu realizuan tatuazhe për të bërë dedikime për legjendën e NBA.

Pasi Vanessa publikoi pamjet e tatuazheve, një grup miqsh të saj të famshëm komentuan me mesazhe pozitive, e njëra ndër to edhe Khloe Kardashian.

“Kaq e veçantë dhe e bukur”, ka shkruar Khloe në komentin e saj. /Telegrafi/

Vanessa Bryant (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori