Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur janë Leo Messi dhe Sergio Aguero.

Liga Premier ashtu si pjesa tjetër e botës së futbollit, është ndalur dhe Van Dijk e ka shfrytëzuar rastin tu përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Twitter.


Ai është pyetur se cili është sulmuesi më i vështirë për tu markuar.

GettyImages 1146487811 Virgil van Dijk e Lionel Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images)

"Ka disa sulmues të vështirë, por me siguri më i vështirë është Leo Messi", ka thënë Van Dijk.

GettyImages 1076891132 Sergio Aguero e Virgil van Dijk (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Qendërmbrojtësi holandez u pyet edhe për sulmuesi më të fortë kundërshtarë në Ligën Premier, duke u përgjigjur: "[Sergio] Aguero", ka thënë shkurt ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app