LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk i përgjigjet Rooneyt pasi e quajti yllin e Liverpoolit ‘dembel’ pas ndeshjes ndaj PSG-së

Van Dijk i përgjigjet Rooneyt pasi e quajti yllin e Liverpoolit ‘dembel’ pas ndeshjes ndaj PSG-së

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i është përgjigjur Wayne Rooneyt pasi ky i fundit e cilësoi atë si ‘dembel’. 

Mbrëmjen e së martës, Liverpooli pësoi humbjen e tyre të dytë në ‘Anfield’ këtë sezon, pasi u mposhtën në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germaini. 

Pavarësisht se kishin një epërsi prej 1-0 nga ndeshja e parë, Liverpooli mbeti i shtangur nga një gol i Ousmane Dembeles në minutën e 12-të, që bëri që ndeshja të shkonte në penallti. 


Fatkeqësisht për Liverpoolin, Darëin Nunez dhe Curtis Jones gabuan në tentimet e tyre dhe PSG-ja fitoi në penallti me rezultat 4-1. 

Duke folur për Amazon Prime, ish-ylli i Unitedit dhe Anglisë, Rooney, e cilësoi Van Dijkun si ‘dembel’, pasi u ndje se holandezi mund të kishte bërë më shumë për ta evituar golin e Dembeles. 

“Ata po mundohen t’i bëjnë presion topit dhe Van Dijk bëhet dembel. Nëse mbani një sy tek Van Dijk, ai po ecën dhe po lë një hapësirë të madhe për Dembelen”. 

“Gjithçka që ai duhet të bëjë është të vij dhe të mbulojë Dembelen sepse nuk ka pasim tjetër për Parisin për të dalë nga kjo situatë dhe ai nuk e bën këtë”. 

“Dembele e merr topin dhe merr shumë hapësirë dhe Koante nuk mund ta mbulojë dhe pastaj ai reagon”, ka thënë Rooney. 

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas
Lexo po ashtu Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Tani disa ditë pas ndeshjes dhe asaj deklarate, Van Dijk ka një përgjigje për Rooneyn. 

“Dikush më ka treguar për këtë. Mendoj se në një moment të caktuar unë jam duke ndihmuar (Andy) Robertson, duke i thënë atij ta spastrojë zonën jashtë dhe unë kujdesem për brenda”. 

“Po e shpjegoj tani se çfarë kam menduar në atë moment, por nëse ai (Rooney) mendoi se unë isha dembel atëherë ai ka dhënë mendimin e tij, kjo është e tëra”, ka thënë Van Dijk./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

Tjetër ndeshje, tjetër moment diskutabil kundër Real Madridit: A ishte penallti?

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori