Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Pas këtij vendimi të Gjykatës, ka reaguar gazetari Syla. Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyrën e vet dhe ka qëllime të vërteta.
“Shpesh herë kam pa raste dhe jam frikësu se jo kompetenca e institucioneve edhe neve si shoqëri kosovare dhe drejtësisë po e bënë Kosovën vend të pajetueshëm… jo për mua, dhe gjeneratën teme, sepse kemi jetu edhe në kohë ku ska pas drejtësi hiq, dhe je persekutu nga Jugosllavia e Serbia vetëm se je shqiptar, por e kam pas brengën për gjenerata ma të reja dhe me shumë ma pak përvojë.
Por sot e di që ky vend ka drejtësi, kur e mbron secili prej nesh të drejtën e vet, kur nuk e tregton dhe e ka durimin e forcën ta pres vendimin e drejtësisë të Republikës.
Kosova pra ka shpresë, kur secili prej nesh e kryen detyrën e vet dhe e ka pernime”, ka shkruar Syla.
Sipas vendimit të Gjykatës, tre të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Ata janë dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
“Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame