LAJMI I FUNDIT:

Valon Murati kujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Iliri Durmishi

Valon Murati kujton dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Iliri Durmishi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka kujtuar dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Iliri Durimishi, në 21-vjetorin e rënies së tyre.

Murati ka thënë se përpjekja, lufta, dhe rënia e dëshmorëve qëndrojnë  fortë siç ka shkruar ai në themelet e lirisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes për ta bërë vendin tonë edhe më të mirë, më të begatë e me më shumë mirëqenie, transmeton Telegrafi.


Ai në shkrimin e bërë në Facebook ka shkruar tutje se, lufta e popullit shqiptar e prirë nga famëmadhja UÇK e solli lirinë, e pavarësinë e Kosovës si hap i parë drejt bashkimit kombëtar, me betimin për të cilin ranë të gjithë dëshmorët e kombit./Telegrafi/