Valon Berisha me zgjedhje interesante në mes bashkëlojtarëve - renditë edhe mesfushorët më të mirë në botë

Valon Berisha ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Këtë seri të podcastit me reprezentuesin e Kosovës, do të keni mundësinë ta ndiqni nesër (e shtunë) me fillim nga ora 17:10 në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube, ose në TV Dukagjini. Berisha iu nënshtrua gjithashtu edhe një loje, ku ylli dardan u desh që të zgjedhë mes lojtarëve të Kombëtares dhe atyre që ka luajtur në klube. Pothuajse për secilën zgjedhje që bëri, Valoni dha edhe arsyetimin e tij pse e bëri atë zgjedhje.
Kujtojmë se Berisha aktualisht luan në radhët e LASK-ut në Austri, teksa më parë ka veshur fanellën e klubeve si RB Salzburg, Lazio, Stade Reims, Fortuna Dussledorf etj. Këtë sezon ai ka 21 paraqitje në elitën e futbollit austriak ku ka dëshmuar një formë të lartë, teksa numëron tre gola dhe katër asistime./Telegrafi/








































