LAJMI I FUNDIT:

Valon Bela pas shkarkimit: Nuk jam takuar me ministrin

Valon Bela pas shkarkimit: Nuk jam takuar me ministrin

Drejtori i sapo shkarkuar Valon Bela ka reaguar ndaj shkarkimit të tij duke thënë se s’është takuar me ministrin dhe se vendimin për shkarkim ia kanë dorëzuar nga ministria.

“Betejën time për zbardhjen e skandalit do ta çoj deri në fund”, tha Bela, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë thotë se e ka shkarkuar për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në klinikë.


Ministri Filipçe shkarkon drejtorin Valon Bela
Lexo po ashtu Ministri Filipçe shkarkon drejtorin Valon Bela

Valon Bela më herët në rrjetin social “Facebook” akuzoi kolegen e tij Viktoria Jovanovskën, e cila mban postin e drejtoreshës së Gjinekologjisë, për furnizime publike në mënyrë të paligjshme dhe se ka favorizuar kompani të cilat kryejnë teste laboratorike me shuma të majme./Telegrafi/