Valencia ka konfirmuar emërimin e ish-trajnerit të Sevillas dhe Villarrealit, Marcelino Garcia Toral.

51 vjeçari do të zëvëndësojë Voron në fund të sezonit me Los Che që kanë konfirmuar prezentimin pas përfundimit të sezonit.


Agjenti i Marcelinos kishte mbajtur bisedimet me Valencian javën e kaluar me Marcan që raportoi se ai refuzoi Interin dhe Romën për të mbetur në La Liga.

Edhe trajnerii Las Palmas quique Setien dhe ai i Celtas, Eduardo Berizzo po ashtu ishte raportuar se kanë qenë të konsideruar nga pronari i Valencias, Peter Lim. /Telegrafi/

telegrafi sport app