LAJMI I FUNDIT:

​Valbona Tahiraj nga Drenasi, merr çmimin “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar

​Valbona Tahiraj nga Drenasi, merr çmimin “Shaban Jashari” për mësimdhënësin e dalluar

Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit, i cili çmim këtë vit i është ndarë mësueses Valbona Tahiraj nga komuna e Drenasit.

Në emër të ministres Hykmete Bajrami, mësuesit i ka uruar zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, i cili theksoi kontributin e madh të mësimdhënësve nëpër faza të ndryshme që ka kaluar Kosova, e ku arsimi, ndër të tjera, i kontribuoi edhe ruajtjes së identitetit kombëtar.

Zv/ministri Rexhaj përmendi edhe figurën e mësuesit dhe patriotit Shaban Jashari, emrin e të cilit mbanë çmimi për mësuesin më të mirë të vitit. Ai theksoi se figura e tij simbolizon edhe zhvillimin e arsimit shqip në Kosovë në fundin e shekullit të kaluar, njofton Telegrafi.


Megjithatë, zv/ministri Rexhaj theksoi se sot në liri, jemi në një pikë kthese kur mund të kthehemi 100 përqind kah zhvillimi, rinia dhe e ardhmja.

“Prandaj, ne tash po fillojmë të ndërtojmë një shkollë dhe mësues që janë 100 përqind të dhënë pas mirëqenies, zhvillimit dhe përkrahjes së fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha ai.

Në këtë ceremoni, janë ndarë edhe mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar nga secila komunë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori