Ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari, është rrëfyer si asnjëherë më parë rreth jetës së saj private.
Ajo u shpreh në “Se luan Topi” se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurt në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve e si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.
“Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thosha si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre”.
Ashtu siç çdo person tjetër, e Valbona ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj. Ajo ka theksuar se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë – transmeton Top Channel.

“Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalëshumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mija janë më lajkatare, unë jo gjithmonë ja them se sa shumë e dua por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton ta them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirëqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë”, ka deklaruar tutje.
Në lidhje me DWTS, Selimllari është shprehur se është mësuar t’u përcjellë pozitivitet konkurrentëve dhe e ka të vështirë t’u flasë ashpër atyre, megjithëse vetëm një do të jetë fitues.

“Ti kupton që çdo puntatë dikush del më mirë, do të jetë shumë e vështirë ti ndash, ecurinë e kanë shumë të mirë, unë jam mësuar të vë nota të mira e dua të jem gjithmonë kështu. Po punojnë shumë fort mirëpo ky është një konkurs dhe njëri duhet të fitojë. Prandaj kam thënë Bona dil çik nga habitati yt. Një ditë të tha Dalina a do dalësh ndonjëherë nga zona jote e rehatisë. Të gjithë punojnë e të gjithë meritojnë atë që duhet. Nuk po e justifikoj por duhet të them që duhet të jem e drejtë”.
Valbona Selimllari ka treguar edhe një incident që i ka ndodhur ne Itali, ku i vodhën kurorën e misit, e cila ishte me gurë të çmuar, por produksioni ia zëvendësoi sërish atë.
“Kurora e vetme që kam është e Miss Globit, ma vodhën në Milano se ishte me gurë të çmuar dhe për fat të mirë produksioni ma zëvendësoi sërish”, ka treguar ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker