LAJMI I FUNDIT:

Vajzat që vranë gjysmë vëllanë e Kim Jong-un vitin e kaluar, janë vrasëse të trajnuara mirë (Foto/Video)

Vajzat që vranë gjysmë vëllanë e Kim Jong-un vitin e kaluar, janë vrasëse të trajnuara mirë (Foto/Video)

Sipas prokurorit, dy femrat që akuzohen për vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-un me agjent nervor në terminalin e aeroportit, janë vrasëse të trajnuara mirë që po e luajnë rolin e budallait për t’i shpëtuar dënimit.

Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong, që akuzohen për vrasjen e Kim Jong-Nam në aeroportin e Kuala Lumpurit në shkurt të vitit të kaluar, kanë deklaruar se disa persona i kishin mashtruar duke i bindur që të futen në “lojë”, me arsyetimin se bëhet fjalë për një shaka që do të transmetohet në televizion, transmeton Telegrafi.


Por, Wan Shaharuddin Wan Ladin, prokuror i Malajzisë, ka deklaruar se arsyetimet janë të palogjikshme, pasi që të akuzuarat po mundohen t’i shmangen dënimit.

Sipas tij, mënyra se si është vrarë Jong-Nam, tregon se ato janë vrasëse të trajnuara mirë që ngjasojnë me personazhet e ndryshëm të filmave aksion.

“Kësi lloj vrasësish mund të shihen vetëm në filmat e James Bondit, dhe vajzat nuk janë zgjedhur rastësisht. Ato e dinin saktësisht se çfarë duhej të bënin dhe ia kanë arritur qëllimit”, ka deklaruar prokurori Wan Ladin për Associated Press.

Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i liderit të Koresë së Veriut ishte vrarë me agjent nervor që i është hedhur në fytyrë dhe sy. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Amerika
SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

SHBA refuzon të bashkë-sponsorizojë rezolutën e OKB-së që mbështet integritetin territorial të Ukrainës?

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Kalo në kategori