LAJMI I FUNDIT:

Vajza nga Izraeli që pëlqen të notojë në pishinë me gjarprin e saj

Vajza nga Izraeli që pëlqen të notojë në pishinë me gjarprin e saj

Duket që jo të gjithë njerëzit kanë frikëra të ngjashme. Ky është rasti edhe i 8 vjeçares Inbar Regev nga Izraeli.

E mitura pëlqen që të kalojë kohë  në pishinën pas shtëpisë së saj me mikun e veçantë që është as më pak dhe as më shumë, por një piton rreth 4 metra të gjatë.


Emri i gjarpërit është Belle, njëlloj si emri i karakterit kryesor në filmin vizatimor “E bukura dhe Bisha”.

Inber ka thënë për kureshtarët se Bella ka qenë një shoqe mjaft e mirë për të përgjatë kohës së pandemisë.

8 vjeçarja dhe familja e saj jetojnë në provincën e Geas në Izrael dhe pitoni nuk është i vetmi zvarranik në shtëpinë e tyre. /oranews/