Vajza e themelueses së Apple, Eve Jobs, është në fazat e fundit të planifikimit të dasmës së saj.

Ceremonia e verës është planifikuar për në gusht dhe Jobs do t'i thotë "Po"-në fatale olimpistit britanik Harry Charles në Cotswolds angleze, raporton Page Six.


Lista e të ftuarve pritet të përfshijë shumë personalitete të famshme si Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj Eduardo Mapelli Mozzi, Kamala Harris, si dhe vajza e Bill Gates.

Midis anëtarëve të familjes që pritet të marrin pjesë janë vëllai i madh i Evës, Reed, dhe motra Erin, ndërsa prania e gjysmë-motrës së tyre, Lisa, vajza e Steve nga martesa e tij e parë, nuk është ende e sigurt.

Eve është vajza më e vogël e Steve dhe ajo e mban jetën e saj private larg syrit të publikut. Ajo e konfirmoi lidhjen e saj me Harry Charles vetëm verën e kaluar në Instagram, ku postoi një video nga Lojërat Olimpike të Parisit në të cilën e puthi atë pasi ai fitoi medaljen e artë. "Jam krenare për dashurinë", shkroi Eve në mbishkrimin e postimit të saj.

Përpara Harry-t, Eve ishte në një lidhje me Harry Hudson, si dhe me Drew Taggart. /Telegrafi/