LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Monica Belluccit ua kujton fansave nënën e saj të famshme gjatë xhirimeve të një reklame në Romë

Vajza e Monica Belluccit ua kujton fansave nënën e saj të famshme gjatë xhirimeve të një reklame në Romë
(Foto: Instagram/d.casseluxxi)

Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, është dukur sensacionale në xhirimet e një reklame për shtëpinë e modës Dolce & Gabbana në Romë dhe shumëkujt ia ka kujtuar nënën me dukjen e saj.

Seti i reklamës ndodhej në një lokacion piktoresk pranë shatërvanit Di Trevi dhe modelja 18 vjeçare ka nxjerrë në pah trupin e saj të hollë me një mini fustan të zi me dantella, të cilin e ka shoqëruar me pantofla të zeza.

E la të ëmën në hije: Ja si duket e bija e aktores së famshme Monica Bellucci, një bukuroshe të vërtetë natyrale
Lexo po ashtu E la të ëmën në hije: Ja si duket e bija e aktores së famshme Monica Bellucci, një bukuroshe të vërtetë natyrale
(Foto: Twitter/Daily Mail)

Ajo dukej mahnitëse në xhirim me grim të përsosur në fytyrën e saj, duke përfshirë buzëkuqin. Bukuroshja i kishte stiluar flokët kaçurrela të lirshme. Fustani i shkurtë që ka veshur është pjesë e koleksionit pranverë/verë 2023.

Vajza e Monica Belluccit ndjek hapat e nënës në pasarelë: 17-vjeçarja Deva mahniti në sfilatën e modës
Lexo po ashtu Vajza e Monica Belluccit ndjek hapat e nënës në pasarelë: 17-vjeçarja Deva mahniti në sfilatën e modës

Deva hyri në botën e modës katër vite më parë, kur u bë fytyra e markës Dolce & Gabbana. Një nga sfilatat e saj të para ishte Alta Moda në vitin 2021 në sheshin e Shën Markut në Venecia. Më pas, tërhoqi vëmendjen e publikut.

Që në fëmijëri, e dinte se do të ndiqte hapat e nënës së saj dhe të dyja pozuan së bashku për kopertinën e edicionit italian të revistës Vogue. /Telegrafi/

Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue
Lexo po ashtu Monica Bellucci dhe vajza e saj Deva pozojnë për kopertinën e Vogue
(Foto: Dolce&Gabbanna)