LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Vajza e Kadaresë emërohet ambasadore e Shqipërisë në OKB

Besiana Kadare e liruar pak ditë më parë nga detyra, është emëruar ambasadore e Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në komisionin e Jashtëm parlamentar u shqyrtuar kandidatura e saj, si dhe e Gjergj Teneqexhiut si ambasador i Shqipërisë në Japoni.
Besiana Kadare do të mbulojë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë për në Kubë, jo rezidente.


Zëvendësministri i Jashtëm, Halil Hyseni tha se kandidaturat janë dinjitoze për përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Kadare paraqiti edhe synimet e përgjithshme të saj. “Në fushën e të drejtave të njeriut misioni do të jetë aktiv; në fushën e sigurisë dhe paqes përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, Shqipëria do të japë një kontribut proaktiv në luftën kundër terrorizmit; prioritet i veçantë i punës do të jetë kandidatura jonë për anëtarësim në Këshill të Sigurimit”, tha ajo.

Gjithashtu, Kadare u shpreh se në fokus të punës së saj do të jetë përfshirja e Kosovën në të gjitha nismat shumëpalëshe të organizuara në kuadër të OKB-së, si dhe lobimi për njohjen ndërkombëtare të saj. Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, teksa më herët mbulonte Shqipërinë pranë UNESCO-s, një organizatë pranë OKB-së që merret me ruajtjen e trashëgimisë botërore.

Ndërsa, Teneqexhi kandidat për ambasador në Japoni, bëri një parashtrim të objektivave të tij duke theksuar se prioritet i punës së tij do o të jetë bashkëpunimi ndër parlamentare, ekonomik, social, nxitja e investitorëve japonez në hapësirën Shqiptare, si dhe tërheqja e turistëve japonez në vendin tonë

Pas prezantimit të bërë nga dy kandidatët, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Arta Dade vlerësoi dy kandidaturat e paraqitura dhe shprehu bindjen se kjo detyrë do të përmbushet me sukses në shërbim të interesave të vendit dhe të kombit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori