LAJMI I FUNDIT:

Vajza 18-vjeçare tregon si e përdhunoi shoferi në Gjirin e Lalëzit

Vajza 18-vjeçare tregon si e përdhunoi shoferi në Gjirin e Lalëzit

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit, por është bërë publike vetëm ditët e fundit. Bëhet fjalë për përdhunimin e një vajze të moshës 18-vjeçare nga shoferi i një furgoni.

Vajza ka bërë kallëzimin në polici, teksa ka thënë se gjithçka ka ndodhur më 23 shkurt (tri ditë më parë).


E reja me inicialet E.C ka denoncuar rreth orës 19:00 të ditës së shtunë 28-vjeçarin V.B. dhe e akuzon atë për përdhunim. Ajo ka thënë se ditën e enjte ka dalë nga shtëpia në lagjen Sukth i Ri dhe ka shkuar tek stacioni i furgonëve, pasi donte të shkonte te kushërinjtë e saj në Manëz.

Aty ka gjetur një furgon që drejtohej nga 28- vjeçari V.B., edhe ai banues në Sukth i Ri. Vajza ka hipur për të ndjekur itinerarin e linjës së furgonit, por djali ka abuzuar me të, duke përfituar që ishte ajo, e vetmja pasagjere në ato momente, raportojnë mediat.

Ndryshe nga ç’bëjnë shoferët e furgonëve të tjerë, ai nuk ka pritur të marrë askënd tjetër, as ka ndaluar të marrë të tjerë, por e ka devijuar itinerarin duke e  ndalur makinën tek Gjiri i Lalzit në një vend të shkretë ku nuk kishte njerëz.

Aty, në natyrë, në një cep e ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare. Më tej e ka hipur sërish në furgon dhe e ka lënë atje ku vajza donte të shkonte, në Manëz tek të afërmit e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori