LAJMI I FUNDIT:

Vaji i arganit: Pse është cilësuar si “ari i shkretëtirës”?

Vaji i arganit: Pse është cilësuar si “ari i shkretëtirës”?

Vaji i arganit ka shumë cilësi të dobishme. Veçanërisht mund të konsiderohet vaj hidratant, që e mban lëkurën të bukur dhe të re, falë substancave antioksidante që përmban. Mund të përdoret dhe për trajtimin e flokëve apo thonjve.

Ky vaj, i pastër, nxirret nga pema e arganit, në tokë marokene.

Vetitë e vajit të arganit janë vërtetë të pabesueshme, veçanërisht efektin që ka për rigjenerimin e lëkurës; me një veprim të vetëm, hidraton, ushqen dhe e mbron atë.

Është një zgjidhje e mirë kundër plakjes, sepse stimulon prodhimin e kolagjenit dhe në këtë mënyrë pengon shfaqjen e rrudhave. Ky vaj është i pasur me antioksidantë, kryesisht vitaminë E, që luftojnë radikalet e lira dhe plakjen e qelizave.


Vaji i arganit mund të përdoret si mbrojtës kundër rrezeve ultraviolet. Gjithashtu, trajton psoriazen. Përmban omega 3 dhe omega 6, që kanë veprim rigjenerues dhe anti-inflamator.

Aplikohet në fytyrë në vend të kremit. Disa pika nga ky vaj mund të përdoren dhe në aplikimin e maskave të fytyrës, për të mbrojtur lëkurën, në rast se ajo është e thatë.

Pak lëng limoni dhe disa pika vaj argani mund të realizohet një kurë shumë e mirë për thonjtë, para se të shkojmë për të fjetur. Është shumë e dobishme për thonjtë që thyhen shpejtë.

Vaji i arganit mund të përdoret për masazh, por edhe për djegiet e lëkurës, e shëron shumë shpejtë atë.

Vaji i argani aplikohet dhe tek flokët, kur janë të dobët, pa jetë dhe kanë tendencë të këputen.

Lufton zbokthin. Mjafton të qëndrojë në flokë 30 minuta, pastaj shpëlahet me shampon si zakonisht. Ky vaj është i vlefshëm dhe për flokët që janë të thatë në fundet e tyre dhe kanë maja të ndara. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
Kalo në kategori