Myrto Uzuni ka pasur rastin më të mirë në ndeshjen ndaj Polonisë për ta shmangur humbjen e Shqipërisë, vetëm tre minuta para fundit të ndeshjes.

Por reprezentuesi shqiptar nuk arriti ta dërgonte në rrjetë një top nga afërsia, duke mbetur në fuqi epërsia e Polonisë.


27-vjeçari shënon vazhdimisht me fanellën e Granadas në La Liga 2, ku është edhe top shënuesi i këtij kampionati në Spanjë, por me Shqipërinë fati po ia kthen shpinën.

Screenshot 1 97

Uzuni pas ndeshjes ka thënë se është i dëshpëruar me rastin e humbur dhe që largohen pa pikë, por ka premtuar dy fitore për tifozët në muajin qershor.

Pas kësaj ndeshjeje duhet të dilni me kokën lart? Ishte shumë ndeshje e mirë nga ana jonë. Ekipi polak është shumë i fortë, por ne u vendosëm mirë në fushën e lojës dhe nuk u lejuam mundësi. Patëm rastet tona, por ky është futbolli.

Sa do ta mbani në mendje atë rastin tuaj në fund? Ishte një rast shumë i mirë dhe mendoj se kur luaj sulmues qendre, kam edhe më shumë hapësira.

Skema e re duket sikur është fiks për ju? Është nëj skemë e mirë, pasi vendosemi mirë taktikisht dhe besoj që në ndeshjet e tjera do të marrim fitore.

Cili është mesazhi që do t’u jepni tifozëve? Trajneri na uroi për shpirtin dhe zemrën që vumë në fushën e lojës. Në qershor na presin dy ndeshje, ku duam të marrim dy fitore për tifozët tanë. /Telegrafi/