Uzuni humb një penallti dhe shënon një gol, por skuadra e tij pësoi në finalen e US Open

Nashville FC është fitues i Kupës së Amerikës që njihet ndryshe si US Open, teksa në finale ka mposhtur skuadrën e Myrto Uzunit, Austin.
Për Myrto Uzunin, finalja e mbrëmshme nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 21-të, kur gjuajtjen e tij e priti portieri i Nashville, Brian Schwake.
Megjithatë, beratasi arriti të reagojë në fundin e pjesës së parë, duke shfrytëzuar një pasim të Ilie Sanchez dhe duke barazuar rezultatin me një goditje të saktë përtej Schwake.
Cue the VERDE smoke. pic.twitter.com/P7YSnuGjin
— Austin FC (@AustinFC) October 2, 2025
Në pjesën e dytë, Nashville gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe mposhti Austinin, duke i hequr mundësinë Uzunit dhe shokëve të tij për të ngritur trofeun e Kupës US Open në Austin, Teksas.
Uzuni pati shansin të kthehej në heroin e skuadrës, por kjo nuk mjaftoi për të ndalur humbjen e hidhur në finalen historike. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































