Uta Ibrahimi ngjet me sukses Majën Shisha Pangma: Vetëm edhe një maje drejt rekordit ballkanik
Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër vajza brenda ekipit me të cilin alpinistja jonë ishte nisur, ndërruan jetë nga orteqet e avalanshet.
Tre muaj më parë, Uta u nis përsëri drejt Kinës me synimin për të ngjitur majën Shisha Pangma. Megjithatë, ekspertët konstatuan se rreziqet ishin të shumta, duke e bërë të pamundur nisjen e ekspeditës. Pa humbur kohë, Uta vendosi të vazhdojë përpara dhe sfidoi majën Gasherbrum 2, duke e ngjitur me sukses këtë majë të lartë.
Ndërsa sot, me datën 9 tetor 2024, Uta Ibrahimi arriti një tjetër moment historik në karrierën e saj të alpinizmit, duke ngjitur me sukses majën Shisha Pangma, një ndër majat më të vështira dhe rrezikshme të Himalajave. Pas dy tentativave të mëparshme, Uta me këmbëngulje dhe përkushtim triumfoi, duke shtuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në listën e saj të sukseseve.
Kjo ngjitje u bë në kuadër të një ekspedite ndërkombëtare të organizuar nga Seven Summit Treks (SST), ku morën pjesë 29 alpinistë dhe Sherpa nga vende të ndryshme të botës. Sipas raportimeve të SST, të gjithë pjesëtarët e ekipit arritën majën e Shisha Pangma me sukses në orën 6:00 të mëngjesit, me kohën lokale.
Kjo arritje përbën një moment të rëndësishëm për 12 nga alpinistët që përfunduan sfidën e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës, duke u bashkuar në klubin ekskluziv të 8000-metërsheve.
Një sfidë të cilën Uta pritet ta arrijë vitin tjetër duke u bërë e vetmja në Ballkan që ka arritur këtë sukses në Alpinizëm. Ky sukses i afrohet Uta Ibrahimit përfundimit të një misioni të jashtëzakonshëm, duke mbetur vetëm edhe një majë për të përmbushur qëllimin e saj të ngjitjes së të gjitha 14 majave më të larta të Himalajave.
Duke u bërë një nga gratë e pakta në botë që arrin këtë, Uta forcon pozicionin e saj si një nga alpinistet më të shquara ndërkombëtarisht dhe një frymëzim për shumë të rinj e të reja që ndjekin rrugën e saj drejt lartësive.
Maja Shisha Pangma, me lartësinë e saj prej 8,027 metrash, është e njohur për kushtet sfiduese dhe rreziqet e mëdha që paraqet për alpinistët. Uta, përmes guximit dhe përkushtimit të saj të pandërprerë, dëshmoi edhe një herë se asgjë nuk është e pamundur kur ndjek një qëllim me përkushtim dhe vendosmëri.
“Jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e ekipit tonë dhe presim shumë ekspedita të tjera të suksesshme në të ardhmen,” deklaroi SST. “Seven Summit Treks është i nderuar të ketë një ekip kaq të jashtëzakonshëm.”
Ndërkohë që e gjithë bota e alpinizmit ndjek me interes këtë rrugëtim, Uta mbetet një simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, jo vetëm për gratë, por për të gjithë ata që guxojnë të ëndërrojnë lart.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet arsyeja e vërtetë pse Mbappe nuk po luan për Francën
Është legjendë e boksit, por Mike Tyson do të fitojë shumë më pak se Jake Paul
Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
Dikush pagoi biletën me çmimin e çmendur për ta parë duelin Jake Paul - Mike Tyson
Edhe trajneri i Anglisë del kundër Harry Kanes
Deco refuzon ta transferojë super yllin te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë