LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase thotë se 13.800 ushtarë rusë janë vrarë nga 24 shkurti

Ushtria ukrainase thotë se 13.800 ushtarë rusë janë vrarë nga 24 shkurti

Ushtria ukrainase thotë se 13.800 ushtarë rusë kanë humbur jetën, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – pra më 24 shkurt.

Sipas raportit të ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, 430 tanke, 1.375 mjete tjera të blinduara luftarake dhe 190 sisteme artilerike e 108 helikopterë rusë, janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca britanike: Për shkak të humbjeve, Rusia po tërheq trupat nga vende të ndryshme – për ta kompensuar boshllëkun në Ukrainë
Lexo po ashtu Inteligjenca britanike: Për shkak të humbjeve, Rusia po tërheq trupat nga vende të ndryshme – për ta kompensuar boshllëkun në Ukrainë

Në anën tjetër gjatë mbrëmjes së kaluar, Kievi ishte sërish cak i sulmeve ajrore nga forcat ruse, ku deri më tani janë konfirmuar dy të lënduar brenda një ndërtesë kolektive.


E sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, ushtria ruse ka stagnuar dhe deri më tani nuk ka bërë ndonjë përparim drejt Kievit. /Telegrafi/