Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes për t'i dhënë fund luftës në Gaza që hyri në fuqi pasi u miratua nga një mbledhje e kabinetit të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Një video e publikuar sot tregon një konvoj të madh automjetesh të blinduara që largohen nga pozicionet e tyre të mëparshme.


Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në Gaza këtë mëngjes u bëri thirrje banorëve të mos i afrohen zonave ku janë të stacionuara forcat izraelite në Rrip.

Gjithashtu u jep udhëzime njerëzve që të mos i afrohen kufijve të enklavës derisa të njoftohet zyrtarisht tërheqja e IDF-së.

"Shkelja e këtij paralajmërimi vë jetën tuaj në rrezik", thuhet në deklaratë.



Ndryshe, lirimi i të burgosurve, në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë dhe një tërheqjeje të pjesshme të IDF-së, është faza e parë e planit të paqes të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. /Telegrafi/